“Mos-marrja e datës nuk lëkund koalicionin qeverisës”


load
Gazeta Express
17 Tetor 2019 16:14

Partnerët e koalicionit, të cilët qëndrojnë pas Qeverisë kanë konsensus për dy çështje strategjike – anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në BE. Dëshmuam se në të dyja planet kemi rezultate, deklaroi sot në Kumanovë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me mundësinë që Qeveria të bie dhe koalicioni qeverisës të lëkundet nëse vendi nuk merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

“Nuk shoh asnjë arsye të krijohen dilema në koalicionin qeverisës për arsye se mesazhi i cili është dhënë prej ministrave të Punëve të Jashtme, tani e pamë edhe prej presidentëve dhe prej kryeministrave është se ne e mbaruam pjesën tonë të detyrave edhe kjo është shumë më ndryshe se situatat para disa vitesh. Megjithatë, asnjë detyrë nuk ka përfunduar nëse nuk arrihet rezultati”, tha Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes.

Te fundit


Kthehu lart