Mos ia mësyni Brezovicës deri të dielën


Gazeta Express
15 Nëntor 2019 7:58

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përmes një komunikate për media ka njoftuar se rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit do të mbyllet nga data 15 nëntor, deri të dielën më 17 nëntor.

Mbyllja e përkohshme do të bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve-asfaltimit të segmentit të rrugës.

Rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet nga sot deri të dielën.

MIT-i kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart