Mos hani asgjë për 14 orë dhe hani çfarë të doni për 10 orët tjera, matematika e re për heqje të peshës - Gazeta Express
string(102) "mos-hani-asgje-per-14-ore-dhe-hani-cfare-te-doni-per-10-oret-tjera-matematika-e-re-per-heqje-te-peshes"

Mos hani asgjë për 14 orë dhe hani çfarë të doni për 10 orët tjera, matematika e re për heqje të peshës

Gazeta Express

06/12/2019 15:02

Agjërimi për 14 orë në ditë, dhe konsumimi i ushqimeve për 10 orë te tjera, mund ta zvogëloj rrezikun e diabetit dhe disa çrregullimeve të tjera, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Studimi i ri, i bërë nga një grup hulumtuesish të Universitetit të Kalifornisë, në San Diego, ka gjetur se agjërimi për 14 orë dhe ngrënia për 10 orët e mbetura, është një mënyrë shumë e mirë për kontrollimin e kolesterinës si dhe për humbjen e peshës.

Lexo Edhe:

Në më pak se tre jave, pjesëmarrësit e studimit, të cilët ishin obezë, pasi kanë praktikuar këtë metodë, kishin vërejtur përmirësime në masën e trupit të tyre, në nivelin e yndyrës dhe sheqerit në gjak si dhe përmirësime në shtypjen e gjakut.

Sipas “American Heart Association” përafërsisht 47 milion njerëz në ShBA vuajnë nga sindromat metabolike, duke përfshirë diabetin dhe sëmundjet e tjera të lidhura me funksionimin jonormal të metabolizmit.

Sipas shkencëtarëve, gjetja e një mënyrë sa më natyrale në mposhtjen e këtyre simptomave dhe sëmundjeve është shumë e nevojshme, pasiqë përdorimi i insulinës dhe barnave të tjera kanë efekte të dëmshme anësore. /Express