Mori 131 mijë euro ryshfet për të favorizuar një tender, arrestohet ish-zyrtarja në Tiranë - Gazeta Express
string(89) "mori-131-mije-euro-ryshfet-per-te-favorizuar-nje-tender-arrestohet-ish-zyrtarja-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2022 15:49

Mori 131 mijë euro ryshfet për të favorizuar një tender, arrestohet ish-zyrtarja në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2022 15:49

Një 48-vjeçare në Tiranë është arrestuar pasi dyshohet ka marrë shumën 132 mijë euro si rryshfet për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016.

SPAK i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë për Albana Ferrjan. Ajo ka qenë dikur me pozicion drejtore e Divizionit Tregtar në OSHE.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë

Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë hartuar një plan masash në kuadër të të cilit janë zhvilluar kontrolle të befasishme në ambiente të ndryshme që mund të frekuentohen nga persona të shpallur në kërkim, me qëllim kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2. kanë kapur shtetasit:

– A. F., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 48-vjeçarja dyshohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si rryshfet, për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016;

Materialet i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vijon…