Morena Taraku “transformohet” në Angelina Jolie


Gazeta Express
10 Tetor 2019 15:00

Morena Taraku konsiderohet si një nga femrat më seksi shqiptare.

Bukuroshja pasi rrëmbeu kurorën e më të bukurës në Kosovë në vitin 2010, provoi veten edhe në muzikë duke bashkëpunuar me emra të mëdhenj të skenës.

Megjithatë ajo që e vë në fokus të medias dhe publikut është jeta luksoze dhe pamja tejet tërheqëse në çdo paraqitje të saj, shkruan GazetaExpress.

Që nga viti 2010 kur publiku shqiptar u njoh për herë të parë me të e deri sot, Morena ka pësuar ndryshime të mëdha në pamje, sigurisht falë ndërhyrjeve të shumta kirurgjike.

Në setin e fundit të realizuar, shihet qartë që Morena ka arritur një ngjashmëri të frikshme me aktoren e njohur Angelina Jolie./GazetaExpress/


Te fundit


Kthehu lart