Një sirian bie nga 15 metra lartësi në autostradën “Ibrahim Rugova” - Gazeta Express
string(65) "nje-sirian-bie-nga-15-metra-lartesi-ne-autostraden-ibrahim-rugova"

Një sirian bie nga 15 metra lartësi në autostradën “Ibrahim Rugova”

Gazeta Express

25/02/2020 13:42

Dje në mëngjes rreth orës 06:00, një mashkull shtetas sirian ka rënë ka 15 metra lartësi në mes të dy korsive të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se ai është dërguar për trajtim në QKUK.

Lexo Edhe:

“Raportohet se në autostradën “Ibrahim Rugova”, viktima mashkull shtetas i huaj (sirian), ka rënë nga një lartësi mbi 15 metra në mes dy korsive të rrugës dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Prishtinë”, thuhet në raport.