Morena poston foton e parë pas ‘zhdukjes’, dorë për dore me personin më të dashur


Gazeta Express
7 Nëntor 2019 15:53

Morena Taraku ka postuar një fotografi të bukur me babain e saj.

Pas gjithë ndodhive me Morena Trakun dhe ‘Bentleyn’ e saj 250 mijë eurosh, tani që zërat janë qetësuar, ajo i është rikthyer rrjeteve sociale dhe postimeve.

Morena ka zgjedhur që për herë të parë pas gjithë skandalit dhe pasi deklaroi që po largohet nga rrjetet sociale, të kthehet me një fotografi ku shihet duke shtrënguar përdore me babain e saj, shkruan Gazeta Express.

Morena shkruan se babai i saj është “e vetmja kapje e dorës, që s’kishte kurrë prapavija tjera pos sinqeritetit e dashurisë”.

Dyshja, sipas lokacionit që tregon Morena, ndodhen në Angeles City të Filipineve.

Duket se modelja ka zgjedhur që të largohet pak nga vendi për të pushuar dhe për të qëndruar larg gjithë fjalëve dhe ndodhive në Kosovë, ndërsa ka zgjedhur të shoqërohet pikërisht nga njeriu më i dashur për të.

Ajo madje ka postuar një foto të duarve të tyre të bashkura ndërsa shkruan se ai është i vetmi njeri që e përkrahë realisht atë. /Gazeta Express/

View this post on Instagram

#DAD ❤️ THE REAL ONE ☝️

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

Si tentoi ta mashtrojë doganën Morena Taraku me veturën e saj 200 mijë euroshe

Morena Taraku lajmërohet pas skandalit: Zoti i din të gjitha, ai do ta tregojë të vërtetën

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart