Juventusit është duke i munguar Alvaro Morata më shumë së kurrë, pasi që spanjolli shënoi het-trik për t’i dhënë një fitore 4-0 Atletico Madridit në ndeshjen miqësore që dy skuadrat luajtën sonte, duke ngritur alarmin për Max Allegrin dhe skuadrën e tij
Ndeshja ishte paraparë që të luhet në Tel Aviv, por u zhvendos në qendrën stërvitore të Continassa në Torino për shkak të trazirave në Izrael.
Moise Kean ishte në tribuna për shkaqe disiplinore, pasi u paraqit vonë, me Paul Pogba, Federico Chiesa, Luca Pellegrini dhe Weston McKennie që munguan shkaku i lëndimeve.
U deshën 10 minuta lojë që Morata të shënonte kundër klubit që ende është në negociata që të rikthehet, duke e mposhtur Wojciech Szczesny një me një pas asistimit të Joao Felix.
Szczesny e mbajti të njëjtin rezultat pasi bëri një pritje të Kokes nga afër dhe një penallti të Joao Felix, që u dha pasi që Alex Sandro luajti me dorë.
Megjithatë, Morata shënoi golin e dytë përsonale para pushimit ku kaloi Leonardo Bonuccin dhe mashtroi Greison Bremer.
Lemar u mendua fillimisht që e ka shënuar golin e tretë pas një ore lojë, por Morata e kishte prekur topin me kokë për t’i shënuar gol Mattia Perinit.
Adrien Rabiot nuk luajti shumë, pasi që ai u largua jashtë pas një përplasje kokë me kokë me shokun e skuadrës Bremer. Pjesa e dytë kishte pak përmirësim, por edhe për shkak së Atleti e kishte epërsinë dhe linte që Juventus ta kishte posedimin steril.
Në fakt, Matheus Cunha arriti që të shënoi në fund të ndeshjes edhe golin e katër kur Kondogbia goditi fuqishëm por goditja e tij u shndërrua në asist për golin e katërt në këtë ndeshje. /GazetaExpress/