Mëngjesin e së dielës që lamë pas, e nisëm në malet e fshatit Kosaqë të komunës së Gjilanit. Atje takuam gjahtarët, të cilët veçse e kanë nisur sezonin.
Gazetar: Endrit Rahimi
Derisa ne e takuam Ermelindin, pjesa tjetër e grupit ishin në kërkim të gjahut. Lazim Azizi, i cili është nga Gjilani dhe ka 77 vjet, gjahun e ka filluar pas pensionimit. Thotë se ky është një sport i shtrenjtë, e njëkohësisht edhe shumë relaksues.