Monstra nga Ukraina: Edukatorja e mbyt foshnjën duke ia zënë frymën me jastëk - Gazeta Express
string(77) "monstra-nga-ukraina-edukatorja-e-mbyte-foshnjen-duke-ia-zene-frymen-me-jastek"

Monstra nga Ukraina: Edukatorja e mbyt foshnjën duke ia zënë frymën me jastëk

Gazeta Express

05/06/2020 10:03

Edukatorja nga Ukraina, 51 vjeçare, është arrestuar nga autoritetet e vendit për shkak se vrau foshnjën duke i zënë frymën me jastëk.

Arrestimi ka ndodhur pasi janë publikuar pamjet e tmerrshme.

Lexo Edhe:

Policia ka njoftuar se vajza ka vdekur nga të vjellat për shkak të probleme të frymëmarrjes pasi i shkaktoi edukatorja me jastëk.

E në vend që edukatorja Irina Sukhanova, të raportojë në polici ajo madje ka tentuar t’i zhdukë pamjet nga kamerat, por policia i ka rikthyer ato si prova që shërbyen për arrestimin e saj.

Sukhanova para policisë ka thënë “Ajo që unë i vendosa fëmijës ishte vetëm një forcues special e cila do të shërbente për mbrojtjen e fëmijës nëse ajo rrëzohej, kështu nuk do të lëndohej.”

Ajo është arrestuar dhe rasti është duke u hetuar edhe më tutje për shkak se kishte hapur edhe një çerdhe pa leje të autoriteteve.

Më poshtë shikoni pamjen e tmerrshme: