“Monsters INC.” vijnë në ekranet e vogla


Gazeta Express
12 Prill 2019 1:25

Është e qartë se Disney po planifikon t’i shfrytëzojë plotësisht të gjithë titujt që i zotëron për platformën Disney+ dhe tashmë ka paralajmëruar një sërë titujsh të popullarizuar. Titujt e Pixarit janë gjithashtu në lojë dhe Disney po e përgatit një seri të bazuar në filmin Monsters INC.

“Monsters at Work” do të jetë titulli i serisë së re, ndërsa ngjarja do të vendoset gjashtë muaj pas filmit origjinal, në të cilin fabrika e famshme e frikësimit e ndryshon burimin kryesor të energjisë nga britmat e fëmijëve të frikësuar në të qeshurat dhe gëzimet e tyre.

Seria do të bëjë fjalë për Tylor Tuskmonin (Ben Feldman), mekanikun e talentuar nga Monsters, Inc, i cili ëndërron të punojë në divizionin e qeshjes së bashku me Mike dhe Sulley.

Billy Crystal dhe John Goodman përsëri do t’ua huazojnë zërat e tyre dyshes kryesore, ndërsa Bob Peterson (Roz), John Ratzenberger (Yeti) dhe Jennifer Tilly (Celia) do të kthehen gjithashtu në serinë e re. Së bashku me Feldman, në mesin e aktorëve të rinj janë edhe Kelly Marie Tran, Henry Winkler, Lucas Neff, Alanna Ubach, Stephen Stanton dhe Aisha Tyler.

Filmi origjinal ishte bërë me regji të Pete Docter (së bashku me David Silverman), por ai tani ndodhet në krye të Pixarit kështu që nuk ka kohë për serinë. Rolin e showrunnerit do ta marrë Roberts Gannaway, shkruan Koha.

Tani për tani nuk dihet se kur do të shfaqet seria, por Disney+ do të duhej të jetë në dispozicion në fund të këtij viti, prandaj presim që edhe Monsters do të arrijë menjëherë pas kësaj.

Te fundit


Kthehu lart