Monshalan: Procesi i negociatave duhet të reformohet


load
Gazeta Express
15 Tetor 2019 12:40

“Sot nuk jam këtu me pozicion që të mbrojë veto. Do të bisedojmë për dy dimensione – hapjen e negociatave nga ana e një Evrope të përgatitur dhe për reforma në procesin e negociatave”, deklaroi Sekretarja shtetërore franceze për Çështje Evropiane, Ameli de Monshalan para takimit të Këshillit për Punë të Përgjithshme të Bashkimit Evropian në Luksemburg në të cilin duhet të debatohet edhe për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Ky është proces i gjatë dhe frustrues për vendin i cili negocion dhe nuk krijon besueshmëri. Për këtë shkak kjo është mundësi shumë e mirë për të biseduar sesi Evropa mundet ta reformojë të gjithë procedurën e bisedimeve dhe të pranimit. Bëhet fjalë për vetë procesin i cili duhet të jetë efikas dhe vetë negociatat të kenë strukturë. Franca konsideron që Evropa duhet të reformohet. Të gjitha vendet e Ballkanit kanë perspektive evropiane dhe këtu nuk ka dyshime, por duhet të gjinden mënyra kredibile me qëllim që të krijohet besueshmëri edhe në rajon edhe në Evropë. Qytetarët janë ata të cilët nuk janë të kënaqur”, u shpreh Monshalan.

Te fundit


Kthehu lart