Monitoronte fëmijën me kamerë, nëna sheh “fantazmën” e gjyshes duke e përkëdhelur në gjumë


Gazeta Express
17 Prill 2019 8:22

Nëna e një djali të vogël pretendon se ka parë fantazmën e gjyshes 90-vjeçare duke ledhatuar djalin e saj që po flinte.

29-vjeçarja Kerri Waterworth kur pa monitoruesin e fëmijës mendoi fillimisht se bëhej fjalë për ndonjë merimangë.

Nisur nga mendimi i saj fillestar, Kerri vrapoi për të shkuar tek djali i vogël, por atje nuk kishte asgjë, as edhe një merimangë.

Gruaja i shpërndau pamjet e filmuara në rrjetet sociale dhe mendon se figura në video është krahu i gjyshes së saj duke përkëdhelur 5-vjeçarin Ellis.

Silueta misterioze shihet ndarsa përkëdhel këmbën, barkun dhe kokën e fëmijës përpra se të zhdukej plotësisht.

Mother spots ghost of her son’s granny soothing boy on CCTV

Kerri tregoi se gjyshja e saj, Elizabeth ishte shumë e lidhur me vogëlushin përpara se të ndahej nga jeta në 2016.

Te fundit


Kthehu lart