Mondoloni: Franca s’ka zgjidhje magjike për Kosovën


Gazeta Express
18 Korrik 2019 15:50

Gjatë vizitës së tij në Beograd, presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka paralajmëruar një përfshirje më të madhe të tij për të rinisur dialogun dhe për të gjetur një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë.

Ai ka thënë se një gjë të tillë do ta bëjë në bashkëpunim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Megjithatë ambasadori i Francës në Beograd, Federico Mondoloni, thotë se Franca nuk ka ndonjë zgjidhje magjike për Kosovën.

“Dialogu është bllokuar dhe tensionet mund të rriten. Ne dënojmë të gjithë provokimet, dhe mendojmë që dialogu duhet të vazhdojë, është njësoj sikur nget biçikletën, nëse nuk iu jep padalave, ajo ndalon”, ka thënë Mandoloni, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Sa i përket vazhdimit të dialogut, Mandoloni ka thënë se Franca është në kontakt me të gjithë partnerët për aranzhimin e një takimi të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në fillim të vjeshtës.

“ Ne jemi duke punuar me miqtë tonë nga Serbia, Gjermania, jemi në kontakt edhe me palën kosovare, kështu që mund të organizojmë një takim relativisht shpejtë’, ka shtuar ambasadori francez.

Mondoloni thotë se nuk i takon Francës që të imponojë zgjidhje, dhe se iu takon të dy palëve që të merren vesh.

“Nuk i takon Francës që të imponojë zgjidhje, ajo duhet të gjendet nga dy palët, dhe për ne zgjidhja duhet të gjendet përmes kompromisit, dhe kompromisi arrihet përmes dialogut dhe jo provokimeve”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndër të tjera Mondoloni ka folur edhe për reagimet e Kosovës ndaj marrëveshjeve ushtarake dhe për armatim të nënshkruara mes Francës dhe Serbisë, Mandoloni ka thënë se dy shtete kanë bashkëpunim në shumë fusha, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ushtarak./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart