string(21) "monday-marks-14-prill"

Arte

Gazeta Express

14/04/2025 8:58

Monday Marks, 14 prill

Arte

Gazeta Express

14/04/2025 8:58

Java e re, nafaka e re, ngjarje të reja, muzikë të re, festivale të reja, plot rekomandime të reja për këtë Monday Marks, nga Prishtina e Rahoveci, kah Prizreni e deri n’Tironë.

Një çerek viti tashmë na shkoi, ama agjenda veç sa po intensifikohet me plot sende t’reja dhe top lista javore e jona dhe e juja veç sa po pasunohet. Këtë javë ka bash ngjarje eklektike e multi-disiplinare!

E bash osht një javë e pasun: Lokali i ri Juliet of the Spirits po vjen me konceptin Beats x Bites, me art, muzikë dhe kulinarizëm ndërsa festivali Vnesht ju sjellën muzikë, raki dhe venë midis vneshtave të Rahovecit. 

Servis Night po kthehet me mysafir Speedy J, tash në sallën AMC. Teatri Kombëtar sjell Tennessee Williams në skenë, e orkestra frymore e Filharmonisë ka koncert në Autostrada Hangar të Prizrenit. Në Tiranë keni shfaqje fantastike të ekspertave të Shaolin në Pallatin e Kongreseve dhe ekspozitën “Shqipnia nga ajri” të Alket Sylës në COD. Lumbardhi në Prizren e përmbyll programin e hapur me një ekspozitë, e Bashkësia e Popullit të Zotit sjell balet në Teatër Kombëtar.

Për listën e plotë, klikoni KËTU:https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-14-prill