Momenti për të cilin Mourinho e quajti “Zidane” Hojbjergun - Gazeta Express
string(56) "momenti-per-te-cilin-mourinho-e-quajti-zidane-hojbjergun"

Gazeta Express

23/10/2020 16:15

Momenti për të cilin Mourinho e quajti “Zidane” Hojbjergun

Gazeta Express

23/10/2020 16:15

Pierre-Emile Hojbjerg ka bërë paraqitje fantastike kundër LASK në Europa League të enjten mbrëma.

Pas ndeshjes, që e fitoi Tottenham 3-0, Jose Mourinho tregoi se me shaka, pas paraqitjes së mirë në fushë, e thërrisnin ‘Zidane’ Hojbjergun në dhomat e zhveshjes.

Lexo Edhe:

Ai bëri disa lëvizje magjike në fushë, të ngjashme me ato që bënte Zinedine Zidane i Real Madridit.

“Ishim duke qeshur në dhomat e zhveshjes në fund të pjesës së parë, e thërrisnim atë Zidane. I thamë; Pierre, qetësohu, e bëre dy herë, por mos e bëj më, ky nuk je ti”, tha Mourinho.

 “Ai është lojtar fantastik, lider dhe kapiten pa shiritin në krah”. /Gazeta Express/