Momenti kur Tuchel e Conte nxehin gjakrat pas ndeshjes Chelsea – Tottenham - Gazeta Express
string(72) "momenti-kur-tuchel-e-conte-nxehin-gjakrat-pas-ndeshjes-chelsea-tottenham"

Futboll

Gazeta Express

14/08/2022 20:06

Momenti kur Tuchel e Conte nxehin gjakrat pas ndeshjes Chelsea – Tottenham

Futboll

Gazeta Express

14/08/2022 20:06

Emocioneve të derbit Chelsea – Tottenham nuk kanë mundur t’i rezistojnë si duhet trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel dhe Antonio Conte

Fillimisht kjo dyshe pati një zënkë pas golit të barazimit të Hojberg në minutën e 68-të të ndeshjes, pasi që kishte pasur një ndërhyrje në Havertz nga Kulusevski, por që kështu nuk mendoi Taylor dhe pranoi golin e danezit.

Lexo Edhe:

Conte provokoi Tuchel dhe të dy trajnerët u ndëshkuan me karton të verdhë.

Megjithatë këtu nuk përfundoi zënka.

Tottenham arriti që ta barazoi rezultatin në fund të ndeshjes me Kane dhe derbi i Londrës përfundoi me rezultat 2-2.

Por, gjatë shtrëngimit të duarve Tuchel ja jep dorën Contes por ky i fundit nuk e shikon atë në sy dhe këtu nxehet Tuchel dhe dy trajnerët e fillojnë një zënkë tjetër.

Taylor do t’i ndëshkonte ata me kartonin e kuq pas dy kartonëve të verdh.

Kjo do të thotë se Conte do të mungon në ndeshjen e radhës që Tottenham e zhvillon kundër Wolves javën e ardhshme kurse Tuchel në ndeshjen kundër Leeds. /GazetaExpress/