Hajduku i Splitit ka arritur që të kalojë tutje në fazën e play offit të Ligës së Konferencës duke e mposhtur skuadrën portugeze në rrethin e tretë, Vitoria de Guimares
Hajduku arriti që ta ruante epërsinë që e kishte fituar në Split javën e kaluar, ku mposhti portugezët me rezultat 3-1.
Vitoria arriti që të fitonte sonte me rezultat 1-0 por që nuk mjaftoi që kjo skuadër ta largonte nga kjo garë europiane Hajdukun.
Kur po zhvillohej minuta e 45-të mesfushori ofensivë i Victorias shkon dhe e godet në fytyrë sulmuesin e krahut të Kosovës, Emir Sahiti.
Megjithatë, përkundër gjestit të tij Silva ndëshkohet vetëm me karton të verdhë.
Megjithatë, ai del nga loja në minutën e 77-të, pas ndëshkimit për herë të dytë me karton të verdhë. /GazetaExpress/