Nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj është arrestuar para pak minutash nga hetuesit e Prokurorisë Speciale, raporton Gazeta Express.
Haradinaj para momentit të arrestimit ka thënë se refuzon të hipë në makinën e EULEX’it por vetëm në veturat e policisë së Kosovës.
“Nuk shkoj me ta, vetëm me policinë e Kosovës”, tha Haradinaj
Më pastaj nënkryetari i veteranvë është shoqëruar nga policët e Kosovës drejt makinës së tyre.
Haradinaj është arrestuar derisa ishte duke ardhur në zyrat e televizionit T7 për intervistë.
Momenti i arrestimit: