Momenti kur kryeministri Kurti kthehet në shtëpinë e tij - Gazeta Express
string(56) "momenti-kur-kryeministri-kurti-kthehet-ne-shtepine-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

27/10/2021 21:39

Momenti kur kryeministri Kurti kthehet në shtëpinë e tij

Lajme

Gazeta Express

27/10/2021 21:39

Kryeministri Albin Kurti është kthyer në shtëpinë e tij pas raportimit se është kërcënuar.

Gazeta Express raporton se kryeministri Kurti është kthyer në shtëpinë e tij e cila po mbrohet nga forca të shtuara të sigurisë.

Lexo Edhe:

Po ashtu para shtëpisë së tij janë shtuar forcat e sigurisë.

Ende nuk dihet se në çfarë forme është kërcënuar kryeministri Kurti. Nga zyra e tij kanë konfirmuar vetëm se Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

Gazeta Express ka kontaktuar zyrën e kryeministrit për të kuptuar arsyen e kërcënimit por të njëjtit nuk janë përgjigjur.