Momenti kur gazetarja ndërpritet nga djali i saj katërvjeçar, gjersa po jepte lajmet


Gazeta Express
14 Tetor 2019 9:00

Ky është momenti kur një reportere amerikane e lajmeve u ndërpre nga vogëlushi i saj gjatë një transmetimi në lidhje me sulmet ajrore Turqi-Siri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, derisa korrespodentja e NBC News, Courtney Kube po raportonte për sulmet ndaj milicisë kurde në veri-lindje të Sirisë, djali katërvjeçar Ryan u shfaq para ekranit.

Duke tërhequr vëmendjen e mamasë së tij, vogëlushi shihet gjithashtu duke e kapur atë, ndërsa ajo përpiqet të vazhdojë më tej, transmeton telegrafi.

Ajo arrin të vazhdojë, por ndërsa ai e kap atë, ajo nuk mund të vazhdojë por fillon të qeshë.

Ajo më pas thotë: “Më falni, fëmijët e mi janë këtu …”, para se në ekran të shfaqej një hartë e Sirisë dhe Turqisë.

MSNBC e ndau videon në Twitter, duke e titulluar atë, “Ndonjëherë lajme të papritura që ndodhin ndërsa raportoni drejtpërdrejtë”, me hashtags #MSNBCMoms dhe #workingmoms.

Te fundit


Kthehu lart