Momenti kur filluan tensionet në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së - Gazeta Express
string(60) "momenti-kur-filluan-tensionet-ne-kuvendin-zgjedhor-te-ffk-se"

Gazeta Express

27/01/2020 16:42

Momenti kur filluan tensionet në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së

Gazeta Express

27/01/2020 16:42

Kuvendin Zgjedhor i FFK-së ka nisur me tensione.

Pa u votuar rendi i ditës në Kuvendin Zgjedhor për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, pati përplasje mes kryetarit Agim Ademi dhe disa prej delegatëve të klubeve të Superligës.

Lexo Edhe:

Ademi kërkoi mocion votëbesimi nga delegatët e pranishëm në Kuvend, por kundërshtimet ishin të mëdha nga delegatët e Llapit, Trepçës ‘89, Ballkanit e disa të tjerave.

Pas shumë diskutimeve, kreu i FFK-së nuk u lejua të kërkojë mocion votëbesimi nga delegatët për mandatin e tij.

Më i zhurmshmi ishte trajneri i Llapit, Tahir Batatina, që insistonte se në Kuvend nuk janë ftuar për një mocion të tille, por për zgjedhjen e anëtarëve të KE të FFK-së.

“Këtu janë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv që janë votuar nga shkollat e futbollit. Nuk është e drejtë të folet njejtë sikur ata që marrin dhe sikur ata që dhanë”, ka thënë Abedin Zeka.

“Jemi grumbulluar që futbolli të shkojë përpara. Edhe ditë më parë kemi shprehur pakënaqësitë tona së bashku me disa kryetarët tjerë”, vlerësoi i pari i 89-shit.

“Duam që të përfundojë kampionati sa më mirë, të dihet fati i mjeteve për klubet e Superligës. Kërkoj nga ti kryetar që të jemi pjesë e atyre që dhanë në FFK”.

“Për hir të futbollit dhe korrektësisë, të shkojë puna siç është më së miri. Nuk më pengon Agimi si kryetar, por dua që t’i hjekim pakënaqësitë tonë dhe nëse ia del, do të jesh hero i futbollit”, shtoi ai.

Tahir Batatina ka kundërshtuar kërkesën e Agim Ademit për votëbesim, ai thotë “atij i ka skaduar mandati“.

Kryetari Agim Ademi po e shkel statutin. Atij i ka skaduar mandati më 15 janar. Në pikat e përmendura në rendin e ditës nuk përmendet votëbesimi i kryetarit. Ne kemi dhënë për futbollin dhe nuk bën dikush të na e hedh poshtë shpenzimet që i bëjmë“, deklaroi Batatina.

Në futbollin e Kosovës kanë ardhur njerëz që ia dojnë të mirën futbollit. Më vjen keq për atë reagim, por statutin e shkeli kryetari Agim Ademi“.

Ademit i ka skaduar mandati më 15 janar, mandati i tij ka qenë dy-vjeçar. Nuk ka askund në botë të mbahen zgjedhjet çdo dy vite“. /Gazeta Express/