Momenti kur emocionohet Bill Clinton


Gazeta Express
12 Qershor 2019 12:14

Ka nisur ceremonia zyrtare për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Në këtë manifestim po marrin pjesë shumë personalitete, në mesin e tyre edhe ish-presidenti dhe miku i madh i Kosovës, Bill Clinton.

Clinton është parë i emocionuar në momentin kur i është përmendur emri i tij, dhe të gjithë u ngritën në këmbë për ta nderuar. Kjo ndodhi pasi u shfaqën pamje emocionuese të arritjeve të shtetit të Kosovës që nga paslufta.

Clinton ka thënë se ndihet i nderuar që është rikthyer pas 20 vjetësh në Kosovë.

Te fundit


Kthehu lart