Momenti kur djali me Sindromën Dawn e ngushëllon shokun e tij me autizëm me një përqafim të ngrohtë - Gazeta Express
string(99) "momenti-kur-djali-me-sindromen-dawn-e-ngushellon-shokun-e-tij-me-autizem-me-nje-perqafim-te-ngrohte"

Momenti kur djali me Sindromën Dawn e ngushëllon shokun e tij me autizëm me një përqafim të ngrohtë

Gazeta Express

06/12/2019 7:35

Një djalë i vogël me Sindromën Down u filmua duke ngushëlluar shokun e tij me autizëm me një përqafim të ngrohtë.

Pamjet u regjistruan nga një mësues në një klasë në Jalisco, Meksikë, në fillim të kësaj jave, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

Në video, dy nxënësit mund të shihen me uniformat e tyre.

Djali i vogël me autizëm, i cili është ulur në ulësen e tij, duket mjaft i mërzitur dhe kjo nuk ka kaluar pa u parë nga shoku i tij i klasës.

Shoku i tij i kujdesshëm përpiqet të fshijë lotët e tij përpara se të vinte krahun rreth tij për t’i ofruar atij një përqafim.

Muzika qetësuese mund të dëgjohet duke luajtur në sfond, pasi djali me sindromën Down shihet duke e prekur butësisht me dashuri shpinën e mikut të tij.

Nxënësi me sindromën Down shihet duket i fshirë lotët nga fytyra e djalit me autizëm.

Klipi që atëherë është ndarë në internet, ku deri më tani është shikuar më shumë se 19 milionë herë.