Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë që Avni Llumnica i akuzuar në rastin ‘Syri i Popullit’ të dënohet me 12 vjet burg, ky i fundit ka kundërshtuar këtë masë, ndërkaq, policia e ka nxjerrë me dhunë nga seanca, raporton Televizioni T7
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka marrë vendim për të akuzuarit në rastin Syri i Popullit, ndërkaq Avni Lluminca sipas këtij vendimi është dënuar me 12 vjet burg, Sadri Ramabaja me 5 vjet, Ragip Sallova 4 vjet, Bajrush Konjusha 3 vjet, Halim Halimi 3 vjet, Rexhep Topllana 2 vjet, Behxhet Lluzha 2 vjet.
Për Murat Jasharin, ndërkaq, Gjykata ka vendosur 10 vjet trajtim të detyrueshëm psikiatrik. Akuza është refuzuar për Sabit Berishën dhe Lirije Luzhën.
Në rastin “Syri i Popullit” kishin dëshmuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. /GazetaExpress/