Momenti i tërmetit të fuqishëm në Turqi - Gazeta Express
string(39) "momenti-i-termetit-te-fuqishem-ne-turqi"

Momenti i tërmetit të fuqishëm në Turqi

Gazeta Express

25/01/2020 7:51

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmë Turqinë. Sipas raportimeve në media numri i viktimave ka shkuar në 19.

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter rrëzoi me dhjetëra ndërtesa dhe provinca Elazig është më e prekura se të tjerat. Lëkundjet e forta zgjatën 40 sekonda thuhet në një raport. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në terren.

Lexo Edhe:

Tërmeti u ndje edhe në shtete të tjera si Siria, Armenia dhe Iraku. Tërmeti ka krijuar panik në shumë qytete duke bërë që banorët të ikin banesat e tyre.

Në pamjet e publikuara, shihet se banorët janë në panik dhe kanë dalë të gjithë në rrugë.