Momenti emocionues nga video-komunikimi i dy qenve që s’janë parë moti - Gazeta Express
string(69) "momenti-emocionues-nga-video-komunikimi-i-dy-qenve-qe-sjane-pare-moti"

Momenti emocionues nga video-komunikimi i dy qenve që s’janë parë moti

Fun

Gazeta Express

08/01/2021 14:28

Një moment ulërimash, që të prekin në zemër. Një video, e nxjerr nga “Daily Mail”, tregon dy qen se si komunikojnë e çmallen mes vete, pasi nuk janë parë tash e një kohë.

Qeni Jax, që tash jeton në Oak Bluff të Manitobas në Kanada, u xhirua duke ulëritur gjatë një komunikimi me video me një shok të tij, po ashtu të racës “husky”, të quajtur Birdie.

Lexo Edhe:

“Jax dhe Birdie, i cili është qeni i vajzës sime, janë miqtë më të mirë, por kur vajza ime dhe Birdie u larguan, atyre u mungonte njëri-tjetri”, tha pronari i Jaxit, përcjell Daily Mail.

Gjatë videos 12-sekondëshe, Jaxi shihet duke shikuar drejt në tabletë ku shfaqet shoku i tij, Birdie.