Momenti dramatik kur ushtarët amerikanë kërcejnë mbi nëndetësen e mbushur me kokainë


Gazeta Express
12 Korrik 2019 9:06

Roja Bregdetare e SHBA-së lëshoi të enjten një video të anëtarëve të shërbimit të tyre duke kërcyer mbi një nëndetëse të mbushur me kokainë – me një vlerë prej 232 milionë dollarë.

Videoja tregon momentin kur Rojet Bregdetare e rrethojnë nëndetësen dhe i shkojnë prapa me anijet e tyre, pasi dyshohej se me të po transportohej sasi e madhe e drogës, transmeton Gazeta Express.

Njëri nga rojet mund të shihet duke kërcyer sipër anijes, duke hapur më pas atë dhe duke gjetur një burrë brenda saj. Pesë transportues droge u gjetën më pas brenda nëndetëses.

Videoja e pabesueshme tërhoqi vëmendjen edhe të Presidentit Donald Trump, i cili i lavdëroi rojet për trimërinë e treguar.

Shikojeni videon më poshtë:

Te fundit


Kthehu lart