Momente tmerri: Përhapet flakë nga telat e rrymës në Ferizaj - Gazeta Express
string(59) "momente-tmerri-perhapet-flake-nga-telat-e-rrymes-ne-ferizaj"

Momente tmerri: Përhapet flakë nga telat e rrymës në Ferizaj

Gazeta Express

22/01/2020 7:22

Telat e shtyllës elektrike kanë marrë flakë afër disa shtëpive në rrugën “Njazi Bajraktari”.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:10 sipas banorëve që janë shqetësuar nga flaka e papritur që është përhapur në këtë lagje.

Lexo Edhe:

Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas është ndërprerë edhe rryma elektrike.

Sipas banorëve që kanë dërguar edhe disa video në Klan Kosova nuk ka mbetur i lënduar askush nga ky incident.

Përhapet flakë nga telat e rrymës në Ferizaj, banorët e shqetësuar – 21.01.2020 – Klan Kosova