‘Mollë’ sherri për vrasjen në Kavajë, Marsida Qatja nën hetimin nga prokuroria për mashtrim


Gazeta Express
10 Tetor 2019 11:32

30-vjeçarja Marsida Qatja, e cila u bë ‘mollë’ sherri për krimin që ndodhi gjatë natës, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër, ka qenë nën hetim nga prokuroria e Kavajës për mashtrim.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se motra e saj ka agjenci turistike dhe Marsida akuzohet se shiste bileta fiktive.

41-vjeçari Dritan Haxholli, mbeti i vrarë me armë zjarri në banesën e ish-të dashurës, ndersa u plagos Bledar Toci, polic i burgut te Durresit.

Te fundit


Kthehu lart