“Moj e bukura more” frymëzim për artisten turke - Gazeta Express
string(45) "moj-e-bukura-more-frymezim-per-artisten-turke"

“Moj e bukura more” frymëzim për artisten turke

Arte

Gazeta Express

13/05/2021 1:05

Kënga e cila mban siglën e shtëpisë diskografike muzikore Sony Music, ka patur edhe shitje të shumta në ‘I Tunes’ duke siguruar asaj shuma të mëdha parash fitim. Kjo nuk është hera e parë që kënga arbëreshe përdoret edhe nga këngëtar të huaj, pasi melodia e saj ka prekur shumë zemra

Këngëtarja e famshme turkem, Nukhet Duru, ka kopjuar muzikën e këngës së famshme arbëreshe, “Moj e bukura more”, duke e përshtatur në baladën e saj, ‘Kapildin Gitti’.

Lexo Edhe:

Muzikaliteti i saj ka rrëmbyer zemrat e turqve, duke e kthyer në një këngë mjaft të pëlqyer.

 Kënga “Moj e bukura more” cilësohet si një himn i emigrimeve, i dhimbjes dhe i mallit të të larguarve nga vendi dhe është ndër këngët arbëreshe të interpretuara më shpesh.

Tanimë tingujt e këngës së famshme arbëreshe janë të njohura edhe në Turqi. Në refrenin e këngës së famshme këngëtarja përdor Lule lue, ndërkohë që tematika e këngës është dashuria.