Mogherini: BE’ja, aktore e fortë globale vetëm nëse integron Ballkanin Perëndimor


load
Gazeta Express
17 Tetor 2019 19:42

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, deklaroi se BE-ja duhet të stabilizojë dhe bashkojë kontinentin e vet duke integruar Ballkanin Perëndimor në gjirin e saj.

“Për ta bërë luftën të pamundur në kontinentin tonë, ne duhet të bashkojmë Europën duke integruar Ballkanin në BE”, tha Mogherini në një fjalim në Universitetin prestigjioz të Oksfordit.

Sipas Mogherini, kjo do të realizohet vetëm nëse Ballkani Perëndimor bëhet pjesë e BE-së.

“Vitet e fundit, ne kemi bërë hapa të rëndësishme duke filluar me marrëveshjen midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe përparimet në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi Mogherini.

”Gjashtë vendet e rajonit zbatuan reformat kryesore dhe liderët e Ballkanit Perëndimor u ndërgjegjësuan për rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë”, tha ajo.

“Është koha për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresoj që liderët tanë do të marrin vendimin e duhur”, përfundoi Mogherini.

Te fundit


Kthehu lart