Modric humb ndeshjet me Sevillan dhe Atletico Madridin


Gazeta Express
12 Shtator 2019 17:59

Luka Modric është lojtari i fundit i Real Madridit që është lënduar.

34-vjeçari luajti 90’ minuta kundër Azerbajxhanit dhe pas kthimit në Madrid, u zbulua se ka probleme muskulore.

Sipas MARCA-s, Modric do të mungojë së paku tri javë dhe do t’i humbasë ndeshjet me Levanten, PSG-në, Sevillan, Osasunën dhe Atlético Madridin.

Parashikohet që ai të kthehet me 1 tetor kundër Clube Brugge në Champions League dhe më pas me 5 kundër Granas, para se futbollistët të ikin prapë me kombëtaret e tyre.

Në mungesë të Modric, Zidane do të ketë telashe të gjejë një treshe që do të funksiononte siç duhet për shkak se nuk ka transferuar asnjë futbollist gjatë verës, madje ka larguar Llorenten e Ceballos, ka rikthyer në skuadër Jamesin.

Që tashmë kanë nisur telashet për Zidanen pasi në repartin më të rëndësishëm të një skuadre, Zizu të enjten kishte në dispozicion vetëm dy mesfushorë; Kroos dhe James. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart