“Moderna”: Vaksina mund të jetë më pak efikase ndaj Omicronit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 16:41

“Moderna”: Vaksina mund të jetë më pak efikase ndaj Omicronit

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 16:41

Shefi ekzekutiv i kompanisë, “Moderna” ka ngritur alarmin në tregjet financiare me paralajmërimin se vaksinat aktuale kundër COVID-19 mund të jenë më pak efektive kundër variantit Omicron se ndaj Deltës.

Në Bashkimin Evropian janë konfirmuar dhjetëra raste të variantit të ri që mendohet se origjinën e ka në Afrikën Jugore.

Lexo Edhe:

Anglia ka kthyer maskat e detyrueshme, derisa udhëtarët që do të hyjnë në Britani do të testohen dhe do të izolohen derisa të dalin negativë në teste.

Të hënën është njoftuar se Omicroni kishte mbërritur në Evropë më herët sesa kishin menduar autoritetet.

Përfundimi shkencor është nxjerrë nga mostrat e marra në Holandë. Varianti ishte i pranishëm prej 19 nëntorit – shumë kohë para se të identifikohej në Afrikën Jugore.

Tani të gjithë të rriturve në Britani po u ofrohen vaksinat përforcuese, ka bërë të ditur Qeveria.

Greqia e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë personat mbi 60 vjeç.

Ndërkaq gjykata më e lartë gjermane ka hedhur poshtë ankesat kundër orës policore dhe kufizimeve të tjera që janë vënë për të parandaluar përhapjen masive të variantit të ri në ekonominë më të madhe evropiane, që po përballet me valë të re pandemie.