Modelja shkon e zhvishet te Çernobili, kritikohet ashpër


Gazeta Express
11 Qershor 2019 22:04

Një modele nga Ukraina i ka surprizuar të gjithë, teksa ka shkuar të pozojë për një set fotografik atje ku askujt nuk ia mban të hyjë, pasi është zonë e rrezikshme radioaktive.

Pikërisht nga Çernobili i shkatërruar në 1986 vijnë disa foto përvëluese, ku modelja me emrin në Instagram nz.nik ka hequr gjithçka për të shijuar peizazhin.

Ajo del me shpinën e kthyer nga kamera dhe të pasmet në superformë që godasin në prapavijë.

Por përdoruesit e Instagram ishin të shpejtë për të kritikuar postin dhe e akuzuan modelen se nuk po respekton jetët e humbura në katastrofë.

Kujtojmë se qyteti fantazmë u evakua pas katastrofës bërthamore të Çernobilit në vitin 1986.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart