Modelja dënohet me 8 vjet burg për trafikim të drogës


Gazeta Express
20 Mars 2019 18:44

Një gjykatë pakistaneze ka dënuar një modele çeke, 22 vjeçare, për tetë vite dhe tetë muaj në burg, për akuza të trafikimit të drogës.

Gjykata në qytetin lindor të Pakistanit, Lahore, qendra e provincës Punjab, dënoi sot Tereza Hluskovan, përcjell Gazeta Express.

Sipas gjykatës, Hluskova ishte arrestuar për posedimin e 8.5 kilogram heroine në janar të vitit 2018, në aeroportin e Lahores, prej nga ajo ishte nisur për në Irlandë, përmes Dubait në Emritatet e Bashkuara Arabe.

Avokati i saj, Sardar Asghar Dogar, tha që do të dërgohet një ankesë.

Për Hluskovën u vendos që ajo të dënohej gjatë dëgjimit në javën e kaluar. Dënimi i saj gjithashtu përfshin edhe gjobë prej 8.000$. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart