Modeli i ri i telefonave Samsung, Galaxy S20 Ultraphone, i cili ka dalë në shitje muajin e kaluar duket se ka probleme teknike.
Sipas raportit të ‘’Digital Trends’’, të mërkurën disa njerëz kanë pasur probleme me ekranin dhe xhamin e kamerës të telefonave.
Në forumin e përdorueseve të Samsungut, shumë njerëz janë ankuar.
Dikush ka treguar se xhami i kamerës është çarë pa rënë në tokë dhe pa u dëmtuar në ndonjë mënyrë tjetër, raporton CNET, transmeton Koha.
Një çift ka treguar se i njëjti dëmtim ju ka ndodhur edhe atyre.
Ndërsa një person tjetër me problemin e njëjtë, ka treguar se ka provuar t’ia ndërroj xhamin kamerës, mirëpo nuk ka pasur xham në dispozicion dhe i kanë thënë të kthehet pas tri javëve.
Kompania ‘’Samsung’’ nuk ka dashur të komentoj për këtë problem.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...