Mobilizimi për heqjen e vizave, raportuesja për Kosovën thotë se Merkel do ta bëjë këtë nga korriku - Gazeta Express
string(98) "mobilizimi-per-heqjen-e-vizave-raportuesja-per-kosoven-thote-se-merkel-do-ta-beje-kete-nga-korriku"

Gazeta Express

08/04/2020 11:17

Mobilizimi për heqjen e vizave, raportuesja për Kosovën thotë se Merkel do ta bëjë këtë nga korriku

Gazeta Express

08/04/2020 11:17

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, po thotë se çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët tashmë është vonuar. Eurodeputetja gjermane ka dhënë sinjale se një gjë e tillë mund të ndodhë në muajin korrik kur Gjermania merr presidencën e BE-së, raporton Gazeta Express.

Ajo ka shkruar në Twitter se mbetet në dorë të Këshillit Evropian që të japë dritën e gjelbër për Qeverinë e Kosovës lidhur me këtë temë. Sipas saj, një gjë e tillë duhet që të ndodhë sa më shpejt.

Lexo Edhe:

“Njerëzit në Kosovë e meritojnë këtë”, ka shkruar eurodeputetja gjermane.

Vendimi i fundit i Qeverisë në detyrë të Kosovës për të hequr plotësisht tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja është mirëpritur nga anëtarët e Parlamentit Evropian.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr tërësisht taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina nga 1 prilli, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon-Taubadel, dhe kryesuesi i Delegacionit për marrëdhëniet Bosnje-Kosovë, Romeo Franz, thanë se shpresojnë që me këtë hap do të rinisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, ata shpresojnë që me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, edhe BE-ja do ta mbajë premtimin e dhënë për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Jemi shumë të lumtur me vendimin e marrë nga Qeveria në detyrë e Kosovës për të hequr tarifat 100 për qind. Është një sinjal shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit politik në rajon dhe hap vendimtar, i cili shpresojmë se do të çojë në vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në mënyrë që marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës të normalizohen”, tha Viola Von Cramon-Taubadel.

Ndërkaq, Romeo Franz tha se presin nga shtetet anëtare të BE-së “të realizojnë premtimin e tyre për t’iu dhënë qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave sa më shpejt që të jetë e mundur, pavarësisht krizës aktuale politike”.

Të dy eurodeputetët i kanë kërkuar BE-së që tani të bëjë pjesën e saj dhe t’u japë shtetasve të Kosovës udhëtime pa viza në 26 vendet e Zonës Shengen. /GazetaExpress/

Pandemia nuk e ndal liberalizimin, Merkel do veprojë – 07.04.2020 – Klan Kosova