Një mobileri në fshatin Peran të Podujevës është përfshirë nga zjarri.
Sipas zëdhënënses së Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, kjo mobileri ndodhet në katin e sipërm të një pompe të derivateve.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në fshatin Peran rë Podujevës, ku nga zjarri është përfshirë një dyqan (mobilieri) që ndodhet në katin e sipërm të një pompe derivatesh. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk ka persona të lënduar”, tha Ahmeti për Express.
*Foto ilustrim
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...