MM: Lëndohen lehtë disa ushtarë në autobusin e përmbytur në aksin Strumicë-Shtip - Gazeta Express
string(79) "mm-lendohen-lehte-disa-ushtare-ne-autobusin-e-permbytur-ne-aksin-strumice-shtip"

Gazeta Express

29/09/2020 11:48

MM: Lëndohen lehtë disa ushtarë në autobusin e përmbytur në aksin Strumicë-Shtip

Gazeta Express

29/09/2020 11:48

Disa ushtarë janë lënduar më lehtë sot në aksidentin rrugor ku është përmbytur një autobus në rrugën magjistrale Strumicë-Shtip. Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, autobusi ka transportuar pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në suaza të transportit të organizuar në relacionin Strumicë-Radovish-Shtip-Petrovec.

“Në aksidentin rrugor i cili sipas informacioneve tona të MPB-së ka ndodhur në orën 6.47 tetë kilometra para Shtipit, janë transportuar 16 pjesëtarë të Armatës deri në vendet e tyre të punës në garnizonet e mësipërme, me ç’rast sipas njohurive të para te një pjesë e tyre ka lëndime më të lehta dhe për momentin të gjithë pjesëtarët janë dërguar në Spitalin në Shtip ku u bëhen kontrolle mjekësore me qëllim të konfirmimit të gjendjes së tyre shëndetësore”., bëri të ditur MM-ja.

Lexo Edhe:

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e prokurorit publik dhe MPB-s, ndërsa në terren ka dalë edhe ekipi i policisë ushtarake.