Mjeshtrit e UEFA Champions League


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 23:43

UEFA ka publikuar pesë mesfushorët më të mirë deri më tani në Champions League. Verrati, Kroos, Gundogan, Kimmich dhe Pjanic janë të paarritshëm.

Pas ndeshjeve të mesjavës në Champions League, UEFA ka publikuar statistikat e futbollistëve deri më tani në këtë garë.

UEFA është ndal te mjeshtrit e mesfushës, nga ku nis pothuajse gjithçka.

Marco Verratti është tani për tani mesfushori më i mirë, me saktësinë më të mirë të pasimeve, ai ndiqet nga Miral Pjanic (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Ilkay Gundogan (Manchester City) dhe Joshua Kimmich (Bayern Munich). /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart