Mjeku Vargu: Qeveria Rama mashtroi me tenderat, në spital erdhën 5 nga 20 respiratorët e premtuar - Gazeta Express
string(95) "mjeku-vargu-qeveria-rama-mashtroi-me-tenderat-ne-spital-erdhen-5-nga-20-respiratoret-e-premtuar"

Mjeku Vargu: Qeveria Rama mashtroi me tenderat, në spital erdhën 5 nga 20 respiratorët e premtuar

Gazeta Express

02/04/2020 19:42

Mjeku Petrit Vargu ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë, që sipas tij ka mashtruar qytetarët me numrin e respiratorëve, aq shumë të nevojshëm për pacientët që preken rëndë nga koronavirusi.

Përmes një statusi në rrjetin social, Vargu shkruan se në tender qeveria kishte premtuar se do të sillte në spitalin e sanatoriumit (i shdnërruar tashmë në spitalin Covid2 në Tiranë) 20 respiratorë, që do të vinin në bazë të kontratës së një tenderi të kryer. Por sipas tij, në spital kanë mbërritur vetëm 5 respiratorë.

Lexo Edhe:

Për më tepër lexoni denoncimin e mjekut:

SKANDAL ME TENDERIN E RESPIRATOREVE

Kur shteti mashtron! Sot ministrja e shendetesise deklaroi qe u dyfishua numri i respiratoreve ne sanatorium. Pa thene numrin sesa respiratore erdhe. Ne baze te kontrates sot duhej te vinin 20 respiratore, por erdhen vetem 5. Dhe firma duhet te marre penalitete te renda pasi ka fituar tenderin duke deklaruar qe dje duhej te kishin sjelle 20 cope.

Megjithate ministrja kete e quan sukses. Duhet te theksojme qe kjo firme me prodhime kineze ishte me e shtrenjte se firma e madhe amerikane Respironix.

Mashtrimi tjeter eshte qe keto respiratore prodhohen nga firma kineze Rezvend qe ndodhet ne qytetin Shenxhen. Ato paketohen ne Gjermani ne Coblens nga nje firme paketuese e sapo krijuar qe quhet Anksient. Cuditerisht, firma shqiptare eshte marre me antena televizive dhe ka shitur 2-3 aparatura mjekesore ne QSUT ne momentin kur Enkelejd Joti eshte bere drejtor i QSUT-se dhe nuk ka asnje inxhinier te specializuar ne kete fushe.

Ky mendohet qe mund te jete shkaku qe tenderi i respiratoreve u shpall nje muaj me vonese.