Mjeku shqiptar nga Tetova letër Vuçiqit: Më lejoni t'i bashkangjitem e t'i ndihmoj popullit serb - Gazeta Express
string(93) "mjeku-shqiptar-nga-tetova-leter-vuciqit-me-lejoni-ti-bashkangjitem-e-ti-ndihmoj-popullit-serb"

Mjeku shqiptar nga Tetova letër Vuçiqit: Më lejoni t’i bashkangjitem e t’i ndihmoj popullit serb

Ballina

Gazeta Express

18/03/2021 20:18

Mjeku nga Tearca e Tetovës, Abdulxhelal Esati (67 vjeç), ka vetëm edhe një dëshirë jetësore, t’i ndihmojë serbët për kalimin e situatës me COVID-19, shkruan Express.

Ai madje i është drejtuar me një letër lutjeje Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke i kërkuar që t’i mundësohet diçka e tillë.

Lexo Edhe:

“Doktor Xheki”, ashtu si i referohen mediat serbe, ka treguar për Kurir.rs. se ai i detyrohet Serbisë shumë për zhvillimin e karrierës së tij, socializimin dhe se i ka dalur në ndihmë për gjithçka në jetë.

“Doktor Xheki” është shprehur i gatshëm të shërbejë edhe në ndonjë vend malor, me qëllimin e vetëm për t’i ndihmuar serbët.

Kuriri serb në një shkrim për këtë rast ka publikuar edhe një fletë-anëtarësim të Abdulxhelal Esatit në Bashkësinë (Shoqatën) serbe të Maqedonisë.

I lartëpërmenduri sipas fotografive të publikuara shihet që ka qenë shumë i afërt me strukturat policore dhe ushtarake të Serbisë.

Esati ka shërbyer si anesteziolog në Spitalin e Tetovës për shumë kohë, deri në pensionimin e tij.

Fletë-anëtarësimi në Bashkësinë serbe të Maqedonisë
Fotografi nga takime të shumta me struktura të sigurisë së Serbisë.