Mjeku kosovar në Gjermani që përkah Kurtin: Organizim i tmerrshëm, shkon për vaksinë e kthehesh me COVID - Gazeta Express
string(102) "mjeku-kosovar-ne-gjermani-qe-perkah-kurtin-organizim-i-tmerrshem-shkon-per-vaksine-e-kthehesh-me-covid"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 10:15

Mjeku kosovar në Gjermani që përkah Kurtin: Organizim i tmerrshëm, shkon për vaksinë e kthehesh me COVID

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 10:15

Fahri Beqa, mjeku kosovar që punon në Berlin ka kritikuar institucionet pasi që sot para sallës ku po kryhet vaksinimi janë tubuar shumë persona dhe është krijuar tollovi, raporton Gazeta Express.

Reagime të shumta janë bërë në drejtim të institucioneve pas tollovisë që është shkaktuar sot te salla 1 tetori.

Lexo Edhe:

Që nga mëngjesi para sallës “1 tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi e madhe e për këtë arsye ka interevenuar edhe policia e Kosovës.

Mjeku kosovar që punon në Gjermani, Fahri Beqa ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes, duke e quajtur organizimin e tmerrshëm.

“Shkon me marr vaksinën, e kthehesh me Covid-19… Organizim i tmerrshëm, pa marr parasysh se nga kush është bërë”, ka thënë ai.

Beqa ndryshe njihet si përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, derisa, në vazhdimësi ka bërë statuse duke përkrahur Albin Kurtin./GazetaExpress/