Mjeku i Kombëtares së Egjiptit flet për gjendjen e Salahut me Covid-19: Të gjithë duan ta ndihmojnë - Gazeta Express
string(98) "mjeku-i-kombetares-se-egjiptit-flet-per-gjendjen-e-salahut-me-covid-19-te-gjithe-duan-ta-ndihmojne"

Mjeku i Kombëtares së Egjiptit flet për gjendjen e Salahut me Covid-19: Të gjithë duan ta ndihmojnë

Gazeta Express

15/11/2020 8:46

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, po vuan nga simptoma të lehta të Covid-19 dhe po qëndron në vetizolim, ka konfirmuar mjeku i ekipit kombëtar të Egjiptit, Mohamed Abou Elela.

Salah doli pozitiv në testin për koronavirus të premten dhe si pasojë mungoi në ndeshjen kualifikuese të Egjiptit kundër Togos të shtunën, të cilën bashkëlojtarët e tij ia dolën ta fitojnë 1:0, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Derisa shumica e futbollistëve të Premierligës që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nuk kanë simptoma fare, Salah fatkeqësisht po përballet me simptoma të lehta të kësaj sëmundjeje.

“Ai ka vetëm simptoma të lehta. Ai duhet të vetizolohet në Egjipt deri kur të dalë negativ dhe pastaj, natyrisht, mund të kthehet në Angli”, tha Abou Elela.

“Autoritetet egjiptiane janë të shqetësuara sepse Mo është i veçantë për Egjiptin. Të gjithë këtu duan ta ndihmojnë dhe të bëjnë çfarëdo që i tërë vendi mund të bëjë”, shtoi ai. /Gazeta Express/