Mjeku i Infektivës infektohet me COVID-19 - Gazeta Express
string(41) "mjeku-i-infektives-infektohet-me-covid-19"

Mjeku i Infektivës infektohet me COVID-19

Gazeta Express

28/10/2020 10:40

Vala e radhës e pandemisë COVID-19 në Kosovë përveç infektimit të qytetarëve, është duke prekur edhe punëtorët shëndetësorë.

Një prej tyre, specialisti i Klinikës Infektive Dr. Veli Rexha, është konfirmuar sot pozitiv pas shfaqjes së disa simptomave.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka konfirmuar vetë Rexha me anë të një postimi në Facebook. “Gjithmonë pozitiv në jetë sot edhe Covid pozitiv”, ka shkruar ai.

Deri më tani në Kosovë janë të prekur mbi një mijë punëtorë shëndetësorë, mjekë, infermierë e punëtorë të tjerë. Fatkeqësisht në mesin e tyre ka edhe viktima.