Mjeku i Emergjencës: Temperaturat e larta e rriten numrin e pacientëve - Gazeta Express
string(69) "mjeku-i-emergjences-temperaturat-e-larta-e-rriten-numrin-e-pacienteve"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2021 18:54

Mjeku i Emergjencës: Temperaturat e larta e rriten numrin e pacientëve

Lajme

Gazeta Express

23/06/2021 18:54

Mjeku i Klinikës Emergjente, Arbër Hamiti, është shprehur se faktorët klimatikë kanë ndikuar dukshëm në rritjen e numrit të pacientëve dhe në përkeqësimet në sëmundjet kronike që ata i bartin.

“Në përgjithësi ata që janë më të moshuar dhe që janë me sëmundje kronike kërkojnë ndihmë në numër më të madh për shkak të nxehtësisë që po mbretëron këto ditë”, është shprehur Hamiti në Klan Kosova.

Lexo Edhe:

Tutje, Hamiti rekomandon se në këto ditë të nxehta personat me sëmundje kronike t’i shmangin daljet në orët e para të ditës dhe atë ta bëjnë vetëm në mbrëmje.

“Përderisa rekomandimet ditëve të verës janë që deri në ora 10-11 të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike të dalin dhe t’i kryejnë të gjitha punët, në këto ditë ku po ka temperatura të larta u rekomandohet shmangja totale përveç në orët e mbrëmjes”.

Sot në vendin tonë ka mbizotëruar mot shumë i nxehtë, ku temperaturat kanë arritur deri në 37 gradë Celcius.