Mjekët kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për shëndetin në lidhje me urinimin në dush, pasi kjo praktikë mund të çojë në inkontinencë urinare dhe në disa raste madje edhe në dëmtim të veshkave.
Urogjinekologia amerikane, Dr. Teresa Irwin, u drejtua në TikTok për të ndaluar këtë zakon që, sipas sondazheve, e praktikojnë 60 deri në 80 për qind e njerëzve.
Në videon e ndarë me 90 mijë ndjekësit e saj, Dr. Irwin shpjegon se urinimi gjatë dushit e mëson trurin ta lidhë tingullin e ujit që rrjedh me nevojën për të urinuar.
“Është pak a shumë si trajtimi i qenit të Pavllovit, ku sa herë që dëgjonin zilen, fillonin të pështynin,” tha ajo, transmeton GazetaExpress.
“Kështu që sa herë lani duart, bëni dush ose lani enët, nëse ka ujë që rrjedh, fshikëza juaj do të ‘pështyjë’, sepse dëshiron të urinojë.”
Në plan afatgjatë, kjo mund të dëmtojë kontrollin e brendshëm të fshikëzës dhe të shkaktojë nxitje të shpeshta për të shkuar në tualet.
Por kjo nuk është e vetmja rrezikshmëri shëndetësore nga urinimi në dush.
Disa ekspertë paralajmërojnë se gratë që urinojnë në këmbë gjatë dushit rrezikojnë infeksione të traktit urinar dhe në raste ekstreme, dështim të veshkave.
Ndryshe nga meshkujt, të cilëve prostata u ofron mbështetje gjatë urinimit në këmbë, gratë nuk e kanë këtë përparësi.
Kur gratë urinojnë në këmbë, muskujt e legenit vendosen nën tension shtesë, gjë që mund të çojë në moszbrazje të plotë të fshikëzës.
Urina e mbetur, që quhet mbajtje urinare, mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore.
Dr. Alicia Jeffrey-Thomas, një terapiste e dyshemesë së legenit me bazë në Boston, më parë ka paralajmëruar se gratë “nuk janë krijuar për të urinuar në këmbë.”
“Dyshemeja e legenit nuk do të relaksohet siç duhet, që do të thotë se nuk do ta zbrazim fshikëzën ashtu siç duhet,” tha ajo.
Një tjetër rrezik potencial nga urinimi në dush, si për burrat ashtu edhe për gratë, është mundësia e infeksioneve të lëkurës.
Plagët e hapura në pjesën e poshtme të trupit mund të infektohen lehtësisht nga bakteret që gjenden në urinë.
Megjithatë, ekspertët thonë se ky rrezik është relativisht i vogël, pasi në teori, uji nga dushi duhet të shpërlajë urinën nga zona e prekur. /GazetaExpress/