Mjekët nga Britania paralajmërojnë numër të madh të viktimave nga Covid-19 nëse nuk merren masa - Gazeta Express
string(95) "mjeket-nga-britania-paralajmerojne-numer-te-madh-te-viktimave-nga-covid-19-nese-nuk-merren-masa"

Mjekët nga Britania paralajmërojnë numër të madh të viktimave nga Covid-19 nëse nuk merren masa

Gazeta Express

21/09/2020 17:54

Britania do të përballet me rritje të numrit të viktimave nga Covid-19 brenda javëve të ardhshme nëse nuk merren masa urgjente për të ndaluar një valë të dytë, thanë të hënën mjekët e vendit.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka numrin më të madh të vdekjeve nga Covid-19 në Evropë dhe vendin e pestë në botë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rastet e reja me Covid-19 po rriten për të paktën 6,000 në ditë në Britani, sipas të dhënave të javës së kaluar.

Chris Whitty, shefi mjekësor i qeverisë dhe Patrick Vallance, këshilltari kryesor, paralajmëruan që nëse nuk vendosen kufizime do të regjistrohen 50,000 raste të reja në ditë nga mesi i tetorit.

“Nëse kjo vazhdon, numri i vdekjeve direkt nga COVID-19 do të vazhdojë të rritet, kjo do të thotë dyfishim dhe dyfishim dhe dyfishim përsëri dhe ju mund të lëvizni shpejt nga një numër vërtet i vogël në një numër shumë të madh”, tha Whitty.

Virusi po përhapet në të gjitha zonat e vendit dhe më pak se 8% e popullsisë kanë antitrupa ndaj virusit, tha Vallance.

Shpejtësia dhe veprimi janë të nevojshme urgjentisht, thanë Vallance dhe Whitty, duke shtuar se ndërsa dimri po afrohet, problemi me Covid-19 do ta ndjekë Britaninë për të paktën gjashtë muaj të tjerë.

Numri zyrtar i të vdekurve në MB qëndron në 41,777 persona.