Mjekësia Ligjore arrin në vendin e ngjarjes në Gjilan, pritet tërheqja e trupave që vrau policja - Gazeta Express
string(95) "mjekesia-ligjore-arrin-ne-vendin-e-ngjarjes-ne-gjilan-pritet-terheqja-e-trupave-qe-vrau-policja"

Gazeta Express

18/02/2020 14:45

Mjekësia Ligjore arrin në vendin e ngjarjes në Gjilan, pritet tërheqja e trupave që vrau policja

Gazeta Express

18/02/2020 14:45

Një tragjedi ka ndodhur sot në Gjilan. Një zyrtare e Policisë së Kosovës dyshohet se ka vrarë katër anëtarët e familjes dhe më pas veten. Rasti ka ndodhur në lagjen “Bujanina”, ndërsa zyrtarja policore ka inicialet V.B.

Express raporton nga vendi i ngjarjes se Mjekësia Ligjore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe se për pak do të bëhet tërheqja e pesë trupave.

Lexo Edhe:

Rastin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit përmes një komunikate drejtuar mediave.

Sipas Prokurorisë, ajo  dyshohet se fillimisht ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

“Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatën e prokurorisë./Express